“Shuhen 15 bashki”/ Bardhi sulmon hartën e re: Kriteri është interesi elektoral i Ramës

“Shuhen 15 bashki”/ Bardhi sulmon hartën e re: Kriteri është interesi elektoral i Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj përfshirjes në rendin e ditës së Kuvendit të draftit të mazhorancës për hartën e re administrativo-territoriale. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi ka kundërshtuar mënyrën se si është hartuar, sipas tij, ndarja e re territoriale, duke e lidhur atë me interesa politike dhe elektorale të mazhorancës. Bardhi e ka krahasuar hartën e propozuar nga Partia Socialiste me raste të tjera për të cilat ai ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke përmendur tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, si dhe çështjen që lidhet me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe biznesmenin Ergys Agasi. “Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut”, ka shkruar Bardhi,...