Shtyhet sërish Censi i Bujqësisë: Nuk ka buxhet, do të realizohet vitin e ardhshëm
Censi i bujqësisë dhe blegtorisë nuk do të mund të realizohet as këtë vit. Mungesa e buxhetit është arsyeja. “Duke qenë se ligji është miratuar në muajin gusht dhe aktualisht jemi në muajin shtator, procedura përkatëse nuk mund të përfundojë brenda vitit aktual. Afatet dhe hapat proceduralë të nevojshëm për zhvillimin dhe përfundimin e saj nuk lejojnë realizimin e procedurës brenda këtij viti. Në këto kushte, financimi dhe realizimi i procedurës do të parashikohen në buxhetin e vitit të ardhshëm, në përputhje me planifikimin buxhetor dhe fondet e miratuara për këtë qëllim.”, është shprehur INSTAT për A2CNN. Numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha për të kryer procedurat për të zhvilluar këtë proces këtë vit është...
Burimi:
javanews.al