Shtyhet seanca konstituive, vazhdon të premten
Shtyhet sërish seanca konstituive, nuk ka dakordim për votimin e nënkryetarëve. Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, siç tha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për shkak të mungesës së dakordimit për mënyrën e votimit të nënkryetarëve. Haxhiu tha se palët nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me procedurën që duhet të ndiqet për votimin e nënkryetarëve të Kuvendit. Haxhiu i reagon Simiçit Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas pauzës së seancës ndaj deklarimit të deputetit të komunitetit serb, Igor Simiç, lidhur me propozimin për nënkryetar të Kuvendit. Simiç kishte deklaruar se 10 deputetë të komunitetit serb, në emër të “popullit serb”, kanë propozuar Slavko Simiçin për këtë pozitë. Haxhiu e ka cilësuar këtë deklarim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me...
Burimi:
kultplus.com