Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj është shtyrë në datën tre nëntor. Ashtu si dhe herët e kaluara, shkak është bërë bojkoti i avokatëve të cilët prej datës nëntë shtator janë duke bojkotuar seancat gjyqësore në shenjë kundërshtimi të rregullores së re. Në sallë nuk ishte asnjë nga avokatët e zgjedhur të të pandehurve dhe as avokatët e listës së ndihmës juridike falas, të caktuar nga GJKKO në seancën e kaluar. Gjykata kësaj radhe nuk aplikoi gjoba për avokatët, duke e arsyetuar me faktin se është vënë në dijeni të një padie në Apelim Administrativ të një padie të Shoqatës së Avokatëve Anti-korrupsion për shfuqizimin e vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot. Bojkoti nisi pas hyrjes në...