Shtyhet përsëri CENSI i bujqësisë, do realizohet në 2027-ën

Shtyhet përsëri CENSI i bujqësisë, do realizohet në 2027-ën

foto ilustruese TIRANË- Censi i Bujqësisë dhe Blegtorisë nuk do të zhvillohet gjatë vitit 2026, pasi është shtyrë për në vjeshtën e vitit 2027. Numërimi dhe regjistrimi i bujqësisë dhe blegtorisë do të bëhet gjatë vitit të ardhshëm, pasi koha në dispozicion këtë vit është e pamjaftueshme për përgatitjet e nevojshme të këtij procesi. Procesi ishte parashikuar të zhvillohej gjatë këtij viti, konkretisht në muajin tetor, me synimin për të evidentuar në detaje gjendjen reale të sektorit bujqësor në vend, duke regjistruar sipërfaqet e tokës së mbjellë, kulturat e kultivuara dhe numrin e kafshëve në ferma e stalla. Në korrik të këtij viti, Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile projektligjit për Censin e Bujqësisë, duke lënë një kohë të pamjaftueshme në dispozicion të INSTAT-it...