Shtrenjtimi i naftës rrit të ardhurat e shtetit/ 1.7 miliardë lekë më shumë në buxhet që nga marsi
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar një tjetër rritje, me naftën që tashmë tregtohet deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina ka arritur në 219 lekë. Shtrenjtimi vjen në një periudhë tensionesh të forta në Lindjen e Mesme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të naftës. Rritja e çmimeve në bursat e huaja u përshpejtua më 10 shtator, kur nafta Brent arriti deri në 110 dollarë për fuçi, nga rreth 100 dollarë më herët. Edhe pse çmimi është tërhequr në rreth 104 dollarë për fuçi, efekti i rritjes është reflektuar tashmë në tregun shqiptar. Një tjetër tregues i rëndësishëm është çmimi Platts, i përdorur si referencë për zhdoganimin e karburanteve. Më 10 shtator, zhdoganimi u krye me 1,571 dollarë për ton,...
Burimi:
kohajone.com