Shtrenjtimi i naftës dhe benzinës fryn buxhetin, në mars-korrik u arkëtuan 18 milionë euro
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka gërryer të ardhurat e përdoruesve të mjeteve, operatorëve të transportit publik dhe me efekt zinxhir, të gjithë të tjerëve që u janë shtuar kostot nga transporti. Sot, një litër naftë kushton 219 lekë dhe benzina 205 lekë, nga 175 që ishin çmimet deri në mars. Më i fituari rezulton që të ketë dalë buxheti, që ka arkëtuar më shumë të ardhura nga shtrenjtimi i naftës, përmes tatimit mbi vlerën e shtuar prej 20%, i cili i ngarkohet konsumatorit duke u shtuar në çmimin final të pakicës. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Doganave, të përpunuara nga Monitor, nga muaji mars, kur filloi rritja e çmimeve,...
Burimi:
javanews.al