“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

“Shtojmë zyrat e Ndihmës Juridike”, Gogu: Drejtësia duhet të matet me rezultatin që merr qytetari

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale disa nga prioritetet e punës për muajt e ardhshëm, duke theksuar nevojën për një sistem drejtësie më efikas dhe më të prekshëm për qytetarët. Gogu tha se “drejtësia duhet të matet”, duke nënvizuar se rezultatet e sistemit duhet të vlerësohen si nga qytetarët, ashtu edhe nga partnerët europianë. “Drejtësia duhet të matet. Kjo është ideja qendrore e punës sonë në muajt e ardhshëm. Duhet të matet me rezultatet që pret qytetari, duhet të matet dhe me rezultatet që partnerët tanë europianë verifikojnë”, u shpreh ministri. Një tjetër fokus i deklaratës së tij ishte Ndihma Juridike, për të cilën Gogu bëri me dije se numri i zyrave do të rritet nga 20 në 30...