Shtohen të ardhurat nga sitet e trashëgimisë kulturore, 93% më shumë se viti i kaluar!
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) bëri publike dje një sërë të dhënash duke krahasuar 9-mujorët e parë të viteve 2024, 2025 dhe 2026. Shifrat paraqesin një panoramë të zgjerimit të veprimtarisë së IKTK-së në disa drejtime kryesore: rritjen e të ardhurave, shtimin e investimeve, intensifikimin e projekteve të konservimit dhe kërkimit, si dhe forcimin e monitorimit arkeologjik dhe të kuadrit rregullator. Një nga treguesit më të rëndësishëm është rritja me 93% e të ardhurave ndaj vitit 2025. Paralelisht, investimet në pasurinë kulturore shënojnë një rritje prej 400%. Një tjetër fushë ku vihet re progres i rëndësishëm është ajo e projekteve të konservimit, restaurimit dhe kërkimit arkeologjik. Sipas të dhënave, numri i projekteve është rritur me 282% krahasuar me vitin 2024, ndërsa rritja e raportuar...
Burimi:
javanews.al