Shtetasi serb tha se kishte bombë në aeroplan, arrestohet para nisjes nga Tunizia

Shtetasi serb tha se kishte bombë në aeroplan, arrestohet para nisjes nga Tunizia

Një incident alarmues ka ndodhur në aeroportin e Monastirit në Tunizi, ku një shtetas i Serbisë i tha një stjuardese se ishte terrorist dhe se kishte një bombë me vete. Ngjarja shkaktoi evakuimin e pasagjerëve dhe kontrollin e plotë të avionit. Incidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar në aeroportin e qytetit të Monastirit, gjatë përgatitjeve për një fluturim charter të organizuar nga kompania ajrore Air Serbia. Sipas raportimeve të mediave serbe, gjatë procesit të hipjes në aeroplan, shtetasi serb i është drejtuar një stjuardese duke deklaruar se ishte terrorist dhe se kishte një bombë me vete. Deklarata shkaktoi menjëherë reagimin e autoriteteve të sigurisë. Burri u arrestua para se të niste evakuimi i pasagjerëve dhe kontrolli i aeroplanit. Pasagjerët u nxorën nga avioni, ndërsa forcat e...