“Shtëpinë s’e lëshon njeri”/ Banorët e Durrësit kundër projektit TID, kërkojnë pezullimin e punimeve

“Shtëpinë s’e lëshon njeri”/ Banorët e Durrësit kundër projektit TID, kërkojnë pezullimin e punimeve

protesta ne durres-qytetaret kunder tid DURRËS- Banorët e prekur nga projekti Transformimi i Integruar i Durrësit (TID) të Durrësit kanë dalë sërish në protestë. Këtë të martë, ata u paraqitën në Bashkinë e Durrësit me anë të një përfaqësie të tyre, me dokumente, skica e vendime në duar që sipas banorëve kishin të bënin me zhbërjen e projektit TID. Banorët e zonës kërkojnë nga Bashkia që të shfuqizojë VKM e 30 korrikut dhe projekti të ribëhet nga e para, por me asistencën e vetë banorëve. Ata pretendojnë se me anë të një VKM, qeveria kishte përjashtuar nga lista e prishjeve 20 shtëpi banimi, nga 74 të parashikuara fillimisht, dhe tani pretendojnë se duhet anuluar i gjithë projekti. Sipas dokumenteve ligjore, me hyrjen në fuqi të VKM-së nr. 621...