Shtëpia pa pasqyrë: Lufta, kujtesa dhe etika e njohjes

Shtëpia pa pasqyrë: Lufta, kujtesa dhe etika e njohjes

Majlinda Bregasi. “Shtëpia pa pasqyrë”, Dukagjini, Prishtinë, 2025 Nga Sarë Gjergji 1. Shtëpia, pasqyra dhe problemi i njohjes Romani Shtëpia pa pasqyrë i Majlinda Bregasit e vendos kërkimin e identitetit në një botë ku afërsia njerëzore nuk sjell domosdoshmërisht siguri dhe ku përkatësia nuk është një gjendje e dhënë njëherë e përgjithmonë. Qysh në titull, dy elemente të përditshmërisë, shtëpia dhe pasqyra, vendosen në një marrëdhënie paradoksale. Shtëpia premton strehim, vazhdimësi e njohje; pasqyra sugjeron mundësinë që njeriu të përballet me figurën e vet. Mungesa e saj e prish këtë siguri të supozuar. Pyetja që shtrohet, në këtë kontekst, është se ku e gjen individi përkatësinë dhe në ç’masë arrin ta njohë veten përmes marrëdhënieve që e përkufizojnë. Hipoteza që drejton këtë lexim është se...