Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

Ndërsa vera po i lë vendin shtatorit, kushtet atmosferike pritet të vijojnë përgjithësisht të qëndrueshme edhe gjatë fillimit të javës së ardhshme. Nuk parashikohen ndryshime të ndjeshme, ndërsa era do të fryjë nga perëndimi me rreth 4 m/s. Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlera që pritet të arrijnë deri në 39°C. Pra, ndonëse kalendari shënon fillimin e shtatorit, temperaturat do të mbeten tipike për ditët e nxehta të verës.