Shtatë të arrestuar për drogë, kontrolle nga Tor Bella Monaca në stacionin Tiburtina të Romës

Shtatë të arrestuar për drogë, kontrolle nga Tor Bella Monaca në stacionin Tiburtina të Romës

Policia italiane sekuestroi mbi 500 doza lëndësh narkotike gjatë operacioneve në disa zona të kryeqytetit. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë, të dyshuar për organizimin e një pike shitjeje droge në Tor Bella Monaca. Shtatë persona janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të disa operacioneve kundër trafikut të lëndëve narkotike në Romë. Kontrollet u zhvilluan në zonat Tor Bella Monaca, Ponte di Nona dhe në stacionin hekurudhor Tiburtina, ku u sekuestruan më shumë se 500 doza droge. Operacionet u kryen nga efektivët e njësisë speciale ‘Falchi’ të skuadrës mobile të policisë së Romës. Dy shqiptarë arrestohen në Tor Bella Monaca Një nga ndërhyrjet kryesore u zhvillua në zonën Tor Bella Monaca, në sheshin e njohur si ‘Ferro di Cavallo’. Aty, policia zbuloi...