Shtatë gjëra të çuditshme që kafeja i bën trupit

Shtatë gjëra të çuditshme që kafeja i bën trupit

"Mos më fol para se të kem pirë kafenë e parë" është shkruar në shumë filxhanë, dhe në akoma më shumë fytyra në mëngjes. Për shumë njerëz, vetëm nëpërmjet ilaçit magjik të kafesë ata zgjohen vërtet dhe ndihen të paktën disi të gatshëm për ditën. Ky stimulues ka një përbërje unike fitokimike me një përzierje komplekse substancash bioaktive. Këto shkaktojnë efekte mbresëlënëse, por edhe mjaft të çuditshme, në trup - edhe kur kafeja është pa kafeinë. Emma Becket ka përmbledhur shtatë efekte të çuditshme. Ligjëruesja e shkencave të të ushqyerit dhe ushqimit në Universitetin Katolik Australian raporton mbi to në platformën shkencore The Conversation . 1. Kafeja stimulon lëvizjet e zorrëve Një studim tregon se një e treta e atyre që pinë kafe përjetojnë dëshirën...