Shqiptari si ‘Fantoci’/ Policia i kërkon dokumentet, nga portofoli i bie qesja me kokainë

Shqiptari si ‘Fantoci’/ Policia i kërkon dokumentet, nga portofoli i bie qesja me kokainë

Nga Tommaso Torri, RIMINI TODAY Një skenë vërtet “fantociane” i ndodhi një 20-vjeçari shqiptar në Itali, i cili, ndërsa po kontrollohej nga një patrullë e policisë, në momentin që po nxirrte dokumentet e identifikimit, i ra nga portofoli një qese e vogël me kokainë. Gjithçka nisi të hënën në mëngjes, kur agjentët, në kuadër të kontrolleve ndaj personave të akomoduar në hotele, u paraqitën në një hotel në Marebello. Gjatë kontrollit ata identifikuan të huajin, i cili bëri gabimin e madh që i ra aksidentalisht droga nga portofoli. Pas kësaj, kontrollet u bënë më të hollësishme dhe, përveç 555 eurove, që u konsideruan si të ardhura nga shitja e drogës, u gjetën edhe 16 doza të tjera me “borë” (shprehje që përdoret për kokainën), të...