Shqiptari i dënuar me 19 vite burg për vrasje humb në Angli betejën e bllokimit të ekstradimit
Një shqiptarë i dënuar për vrasje e ka humbur betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia pasi u arrestua në 10 Dhjetor 2024, në bazë të një urdhri ndërkombëtar arresti lëshuar nga Interpol Tirana. Nga vendimi i gjykatës të ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court, siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, mësohet se kërkesa e drejtësisë shqiptare është pranuar për ta ekstraduar Pëllumb Lleshin. Gjykata ka pranuar argumentet e Amanda Bostock se përse Lleshi duhet t’i vihet në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të vuajtur një dënim prej 19 vitesh dhënë në mungesë. Ndërkohë argumentet e Joel Smith KC dhe Louisa Collins të cilët mbronin Pëllumb Llleshin, nuk e kanë bindur gjykatën për të ndaluar ekstradimin. Tashmë vendimi gjykatës i ka shkuar për firmë...
Burimi:
javanews.al