‘Shqiptari’ akuzohet si kreu i bandës së rrëmbyesve, në gjyq për pengmarrjen e tre të miturve
Një 23-vjeçar, i njohur me nofkën ‘Shqiptari’, dhe dhjetë të tjerë nga rajoni i Lionit po gjykohen në qytetin e Bourges, në Francë, për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tre të miturve në mars të vitit 2023. Sipas mediave franceze, ngjarja dyshohet se ka pasur si motiv një borxh prej 7 mijë eurosh të lidhur me trafikun e drogës. I riu, i cili paraqitet si drejtuesi i një grupi të quajtur ‘klani i lionasve’, akuzohet se ka organizuar veprimet së bashku me dhjetë persona të tjerë, të moshës 22 deri në 28 vjeç. Procesi gjyqësor ka nisur më 27 tetor në gjykatën penale të Bourges dhe pritet të shqyrtojë rolin e secilit prej të pandehurve në ngjarje. Sipas raportimeve të mediave franceze, më 2 mars...
Burimi:
syri.net