Shqipëria U19 fiton me përmbysje ndaj Lituanisë, spikat Elson Himallari
Shqipëria U19 ka marrë fitoren e dytë radhazi ndaj Lituanisë U19, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Skuadra kuqezi u paraqit mjaft mirë në sfidën e luajtur në stadiumin e Vorës, duke marrë maksimumin edhe në këtë përballje. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Raffaele Huli, Spasian Nasto, Dion Vata, Afrim Gashi, Stiven Nikolli, Armend Muslika, Amir Boriçi, Oliver Blini, Elson Himallari, Francesco Matjani dhe Alen Vukaj. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Leon Sylejmani, Grei Kuqi, Klevi Ajazi, Sokol Uldedaj dhe Petro Marku. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e miqve, të cilët shënuan në njërën prej të paktave mundësi që patën. Megjithatë, në pjesën e dytë, djemtë kuqezi u treguan më të saktë në finalizim, duke shënuar dy...
Burimi:
telesport.al