“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

Një ngjarje fatkeqe, e ka cilësuar ekspertja kanadeze e sigurisë kombëtare, Stephanie Carvin, skandalin me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar për dosjen “AKSHI”. Në një intervistë me ‘Rretheqark’ në A2 CNN, ajo bëri të ditur se kjo është shqetësuese dhe dëmton besimin. “Pa e mbivlerësuar ekspertizën time mbi politikën shqiptare, mund të them se këto janë ngjarje fatkeqe. Në çdo vend, kur kemi atë që në fushën e sigurisë quhet “kërcënim i brendshëm”, situata është serioze. Bëhet fjalë për një person që ka akses të privilegjuar në informacion dhe më pas e keqpërdor atë, duke e shkatërruar, ndryshuar ose transmetuar te persona që nuk duhet ta kenë. Kjo është gjithmonë shqetësuese...