Shqipëria rritet, por ngadalë, BERZH parashikon PBB 3.5% edhe për vitin e ardhshëm!
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5 për qind deri në fund të vitit. Institucioni më i madh kredi-dhënës në Europë parashikon se të njëjtën ecuri vendi do të ketë edhe gjatë vitit të ardhshëm. Elton Haxhi, ish-zv/ministër i Financave, tha për A2CNN: “Mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, megjithëse larg asaj rritjeje që do të përkthehej në më shumë mirëqenie për qytetarët”. BERZH vëren se, vazhdimi i reformave strukturore, një angazhim i fortë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe potenciali për të marrë më shumë fonde dhe financime nga ky i fundit, do të jenë një kah mbështetës i rritjes ekonomike. “Shifra prej 3.5 për qind është i...
Burimi:
javanews.al