“Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite”- Sulmi në Riad, reagon Rama: Huthët dhe sponsorët e tyre në Teheran të mbajnë përgjegjësi! S’ka justifikim
Kryeministri Edi Rama ka dënuar ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, kreu i qeverisë shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Arabinë Saudite, ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kërkoi që përgjegjësit për sulmet të mbajnë përgjegjësi, duke theksuar se ato duhet të ndalen menjëherë. Reagimi i Ramës në rrjetin X: “Shqipëria dënon me forcën më të madhe sulmet e Huthëve kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmin vdekjeprurës ndaj Aeroportit Ndërkombëtar King Khalid të Riadit. Ne qëndrojmë fuqimisht në krah të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe popullit të saj. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë...
Burimi:
javanews.al