“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin drejt rrugëve të Tiranës. Marshimi vijon me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion”. Protesta vjen pas më shumë se katër muajsh qëndresë të pandërprerë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Tubimi është pjesë e një serie protestash të zhvilluara kundër qeverisë, me organizatorët që deklarojnë se do ta vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.