Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

Shqipëria plaket, fatura shtohet: Një në tre lekë për mbrojtjen sociale vitin e ardhshëm!

Një në tre lekë që do të shpenzohen vitin e ardhshëm do të shkojnë për “mbrojtjen sociale”. Nga mbi 10 miliardë euro në total që përllogaritet buxheti i vitit 2027, rreth 315 milionë euro do të shkojnë për kategori të cilat kanë nevojë për “dorën e shtetit”. “Ka disa dukuri që po e vënë buxhetin në krizë dhe besoj se në të ardhmen do të bëhen edhe më të forta. Fakti që popullsia po plaket, numri i të moshuarave ka arritur në 700 mijë, rreth 12-14 mijë pensionistë i shtohen skemës. Vazhdimisht, buxheti është i kërcënuar për të financuar mbrojtjen sociale”, thotë për A2 CNN Zana Guxholli eksperte ekonomie. Fondi prej rreth 3.4 miliardë euro, vitin e ardhshëm, pritet të shkojë për rritjen e pensioneve,...