No Image Available

SHQIPERIA PERFITON SHTESE NGA FONDET PER BALLKANIN

Shqipëria pritet të përfitojë 15% më shumë fonde nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të një vendimi për rishpërndarjen e financimeve drejt vendeve që kanë shënuar më shumë përparim në zbatimin e reformave. Lajmi u konfirmua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se Brukseli do të zhvendosë një pjesë të fondeve të parashikuara fillimisht për Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas raportimit të Politico Europe, Shqipëria dhe Mali i Zi pritet të përfitojnë nga një rritje prej 15% e financimeve, ndërsa Maqedonia e Veriut do të marrë 10% më shumë. Ky rishpërndarje lidhet drejtpërdrejt me mekanizmin e kushtëzimit të Planit të Rritjes, sipas të cilit...