Shqipëria, një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë në 2026

Shqipëria, një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Evropë në 2026

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet e turizmit të natyrës me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2026, teksa gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin fshatrat malore, parqet kombëtare, peizazhet bregdetare, lumenjtë dhe zonat e mbrojtura natyrore, në vend të pushimeve tradicionale urbane, shkruan Travel and Tour Word. Kombinimi i Alpeve Shqiptare, bregdetit të Jonit, peizazheve të mbrojtura dhe natyrës së paprekur po tërheq gjithnjë e më shumë aventurierë, turistë të apasionuar pas ecjeve në natyrë, udhëtarë të interesuar për ekoturizmin dhe vizitorë që kërkojnë përvoja në natyrë. Rritja e turizmit po reflektohet edhe në statistikat e akomodimit dhe tendencat e vizitorëve në vend, ndërsa Instituti i Statistikave, INSTAT, vijon të monitorojë zgjerimin e aktivitetit turistik, kërkesën për struktura akomoduese dhe...