Shqipëria nis aventurën në Ligën e Kombeve, pret Bjellorusinë në “Air Albania”
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, që do të nisë në orën 20:45. Sfida shënon edhe debutimin e trajnerit italian Rolando Maran në një ndeshje zyrtare në stolin e Kombëtares shqiptare. Pas disa ditësh përgatitje, tekniku kuqezi ka deklaruar se ka parë dëshirë dhe angazhim te futbollistët, ndërsa nuk ka zbuluar formacionin që do të zbresë në fushë. “Nis aventura ime si trajner i Shqipërisë. Është emocioni që të jep krenari, të bën të japësh më shumë dhe kjo më stimulon më shumë”, është shprehur Maran. Kuqezinjtë synojnë ta nisin me rezultat pozitiv fushatën në Ligën e Kombeve, me objektiv vendin e parë në grup. Edhe kapiteni Berat Gjimshiti ka theksuar ambicien e skuadrës për...
Burimi:
kultplus.com