“Shqipëria në rrezik serioz”/ Maliqi: Të shtunën të gjithë në këmbë përballë qeverisë së krimit të drejtuar nga Rama
Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka reaguar ashpër për shoqërimet e qytetarëve gjatë protestave, duke ngritur shqetësimin për trajtimin e të miturve 15–16-vjeçarë dhe duke akuzuar qeverinë për presion ndaj protestuesve. Maliqi shprehet se edhe kur protestat zhvillohen në mënyrë paqësore dhe civile, shoqërimet policore, sipas tij, përdoren për të krijuar panik dhe për të frikësuar qytetarët, përfshirë edhe të miturit. “Turp! Jemi në regjim, që duhet rrëzuar sa më parë me mjete demokratike!”, shkruan Maliqi, duke e krahasuar situatën me periudhën e luftës së klasave dhe duke përmendur gjoba, presione, dhunë, kërcënime, shoqërime dhe arrestime. Ai ngre gjithashtu pikëpyetje për mungesën e reagimit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa rendit një sërë problematikash që, sipas tij, po përballon vendi, mes tyre...
Burimi:
gijotina.com