‘Shqipëria në krizë të thellë’, Forumi i Dialogut Politik: Qeveri kujdestare me mandat të kufizuar

‘Shqipëria në krizë të thellë’, Forumi i Dialogut Politik: Qeveri kujdestare me mandat të kufizuar

Forumi i Dialogut Politik ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në vend pas protestave të dhunshme, duke shprehur solidaritet me kërkesat e qytetarëve dhe studentëve. Në qëndrimin e tij, Forumi kërkon krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të kufizuar, e cila do të kishte si detyrë përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe vijimin e procesit të integrimit europian. Gjithashtu, propozohet zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme pas një periudhe 12-mujore, e cila, sipas Forumit, është e nevojshme për përgatitjen e tyre. DEKLARATA Shqipëria është në krizë të thellë politike dhe sociale për shkak të akumulimit të pakënaqësive të mëdha. Qeveria vijon të reagojë ndaj krizës përmes injorimit të arsyeve të krizës dhe prodhimin e propagandës që nuk e beson më...