Shqipëria në grupin e 4-shes/ BE përgatit “hartën” drejt anëtarësimit

Shqipëria në grupin e 4-shes/ BE përgatit “hartën” drejt anëtarësimit

Shqipëria mund të hyjë në një fazë të re të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian po përgatit plane të posaçme, hap pas hapi, për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, katër vende që në propozimin e ri trajtohen si kandidatët më të avancuar në proces. Sipas raportimit të Politico, bazuar te dy zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, “roadmap”-et synojnë të përcaktojnë reformat prioritare, rezultatet që duhet të arrihen dhe afate orientuese për përfundimin e fazave të negociatave. Një përfaqësues i Komisionit ka konfirmuar se dokumentet janë në përgatitje. Kjo është një lëvizje e rëndësishme, por duhet bërë një dallim thelbësor: Shqipëria nuk ka marrë ende një datë zyrtare për anëtarësimin në BE. Planet janë në përgatitje dhe procesi mbetet i...