Shqipëria mirëpret Konferencën e 20-të të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

Shqipëria mirëpret Konferencën e 20-të të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale

10 November, 2026 - 11:31 Shqipëria ka mirëpritur Konferencën e 20-të Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Europën Juglindore, një takim që vë në fokus ruajtjen, promovimin dhe shkëmbimin e vlerave kulturore e tradicionale të rajonit. Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka bërë të ditur përmes një postimi se trashëgimia kulturore përbën një nga pasuritë më të çmuara të një kombi, duke e cilësuar atë si një urë lidhëse mes brezave, historisë dhe popujve. Duke iu referuar rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, Koçiu ka theksuar se ky proces nuk nënkupton vetëm përvetësimin e vlerave dhe përvojave europiane, por edhe ndarjen e identitetit, historisë dhe traditave shqiptare me familjen europiane. Sipas saj, përkatësia europiane nuk ndërtohet duke lënë pas...