Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë
13 September, 2026 - 18:33 Shqipëria renditet mes 10 destinacioneve kryesore jashtë Bashkimit Evropian të zgjedhura nga rezidentët e BE-së. Agjencia për Media dhe Informim iu referua të dhënave të publikuara nga Eurostat, sipas të cilave drejt Shqipërisë u regjistruan rreth 2 milionë udhëtime, me të paktën një natë qëndrimi. Kjo shifër përfaqëson 2% të të gjitha udhëtimeve të rezidentëve të BE-së jashtë territorit të Unionit. Në renditjen e Eurostat-it, MIA thekson se Shqipëria pozicionohet përkrah destinacioneve të njohura ndërkombëtare si Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Norvegjia, Egjipti, Maroku dhe Tajlanda./atsh/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com