Shqipëria me ndryshime ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë surpriza në formacion

Shqipëria me ndryshime ndaj San Marinos, Maran pritet të bëjë surpriza në formacion

Kombëtarja shqiptare pritet të zbresë sonte në fushë me disa ndryshime në formacion përballë San Marinos, në një ndeshje ku objektivi është i qartë: fitorja dhe tre pikët. Trajneri Rolando Maran pritet të ruajë skemën 4-2-3-1, por me të paktën pesë ndryshime në formacionin titullar krahasuar me sfidën e fituar 2-0 ndaj Bjellorusisë. Në portë pritet të jetë sërish Berisha, ndërsa ndryshimet kryesore do të vijnë në krahët e mbrojtjes. Samuel Sina pritet të debutojë me Kombëtaren A, duke marrë vendin e Elseid Hysajt në krahun e djathtë. Në krahun tjetër pritet rikthimi i Mario Mitajt, ndërsa qendra e prapavijës mbetet e pandryshuar me Berat Gjimshitin dhe Ardian Ismajlin. Në mesfushë, Klaus Gjasula pritet të jetë titullar në vend të Ylber Ramadanit, duke formuar dyshen...