Shqipëria, Greqia dhe RMV kandidaturë të përbashkët për Prespën në UNESCO, BE jep 2 mln €

Shqipëria, Greqia dhe RMV kandidaturë të përbashkët për Prespën në UNESCO, BE jep 2 mln €

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur përgatitjet për një kandidaturë të përbashkët, me synimin që rajoni i Prespës të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Bashkimi Europian do të mbështesë procesin me 2 milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit, që do të shërbejë si bazë për përgatitjen e dosjes trepalëshe. Ministri shqiptar i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u takua në Prespë me ministren greke të Kulturës, Lina Mendoni, dhe ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë së Veriut, Sedat Sulejmani. Lajmin e bëri të ditur vetë Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale. “Prespa na bashkon përmes natyrës, historisë dhe kulturës së saj. Duam ta mbrojmë këtë pasuri dhe të krijojmë më shumë mundësi për komunitetet që...