“Shqipëria gati të kontribuojë edhe në sigurinë e Evropës”- Ministri Hoxha: Unioni duhet të jetë më i fortë dhe më i bashkuar për sfidat

“Shqipëria gati të kontribuojë edhe në sigurinë e Evropës”- Ministri Hoxha: Unioni duhet të jetë më i fortë dhe më i bashkuar për sfidat

Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger, Ministri Ferit Hoxha mori pjesë në Forumin Evropian Alpbach në Austri, ku iu bashkua panelit të diskutimit “Aftësia dhe Ripërtëritja: Mobilizimi i Fuqisë së Evropës për të Vepruar”. Paneli u fokusua në mënyrat se si Evropa mund të forcojë aftësinë e saj, për të formësuar të ardhmen e saj në një botë që ndryshon me shpejtësi. Gjatë diskutimit, Hoxha theksoi se për Shqipërinë si një vend i vendosur në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, e tashmja dhe e ardhmja jonë janë thellësisht të ndërthurura me të ardhmen e vetë Evropës. Për këtë arsye sipas tij, sfidat e Evropës janë sfidat tona dhe vendimet e marra sot do të ndihmojnë në formësimin e Evropës së...