Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: Do të krijojmë fond për eficiencën e energjisë
Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, në përfundim të mbledhje të qeverisë njoftoi tre marrëveshje të rëndësishme me qeverinë gjermane. Karakaçi tha se tre marrëveshjet lidhen me rehabilitimin e konvikteve, modernizimin e HEC-it të Vaut të Dejës dhe dixhitalizimin e sistemeve të Operatorit të Transmetimit. Sipas ministrit, projektet synojnë përmirësimin e infrastrukturës, zgjatjen e jetëgjatësisë së veprës energjetike dhe menaxhimin më efikas të flukseve të energjisë. Karakaçi nënvizoi se po punohet për krijimin e një fondi të eficiencës së energjisë. Karakaçi: Kemi nënshkruar tre marrëveshje me qeverinë gjermane, për tre projekte të rëndësishme. lidhet me rehabilitimin e konvikteve, vijojmë punën për 14 konvikte në vijim. Programi i dytë është rehabilitimi i HEC Vau i Dejës, në vepër e rëndësishmë energjitike, i shtojmë jetëgjatësinë me...
Burimi:
vizionplus.tv