“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

Nga Vincent Yūsui van Gerven Oei, The Albanian Mechanism Komisariati i Policisë Nr. 3 në Rrugën e Mine Pezës ishte zyra e parë e policisë që vizitova kur u shpërngula në Shqipëri në vitin 2010. Në atë kohë, aty funksiononte Zyra e Migracionit dhe e Policisë Kufitare, ku shkova për të aplikuar për lejen time të parë të qëndrimit, me afat njëvjeçar. E kisha përgatitur të gjithë dokumentacionin, ose të paktën kështu mendoja, dhe hyra në një ambient pritjeje disi të errët dhe të amortizuar, pranë ndërtesës së paraburgimit. Pas sportelit nuk kishte askënd; punonjësit kishin dalë për kafe. Kur njëri prej oficerëve u kthye – nuk më kujtohet cili prej tyre, “i miri” apo “i keqi” – më priti me një vështrim të habitur...