Shqipëria e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën historike ndaj Uellsit, gjithçka gati në “Loro Boriçi”
Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet në stadiumin “Loro Boriçi”, në prag të sfidës historike ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të play-off-it të Botërorit 2027. Skuadra kuqezi është gati për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e futbollit të vajzave shqiptare, me gjendjen e përgjithshme të ekipit shumë të mirë dhe pa probleme përpara kësaj sfide. Vajzat zhvilluan seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, me skuadrën tashmë të fokusuar maksimalisht te përballja e nesërme. Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive dhe të gjitha janë gati për të dhënë maksimumin në fushë. Shqipëri–Uells luhet nesër, 9 tetor, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 18:00. Hyrja në stadium do të jetë falas. Vajzat kuqezi kanë nevojë...
Burimi:
gijotina.com