‘Shqipëria e shqiptarëve’/ Qindra shqiptarë nga diaspora drejt Shqipërisë: Kërkojnë largimin e qeverisë

‘Shqipëria e shqiptarëve’/ Qindra shqiptarë nga diaspora drejt Shqipërisë: Kërkojnë largimin e qeverisë

Qindra shqiptarë të diasporës janë nisur nga vende të ndryshme të Europës drejt Shqipërisë, në një udhëtim që për ta nuk është thjesht një kthim në atdhe. Nga Anglia, por edhe nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, qytetarë shqiptarë kanë udhëtuar për tre ditë me radhë, duke formuar një kolonë automjetesh të mbushura me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe mesazhe politike. Automjetet e tyre janë lehtësisht të dallueshme. Flamujt shqiptarë valëviten në makina, ndërsa në pjesë të ndryshme të automjeteve janë vendosur slogane dhe mesazhe që shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare. “Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve që shoqëron këtë udhëtim. Pjesëmarrësit shprehen se janë nisur drejt Shqipërisë për të protestuar dhe për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë politik. Ata kërkojnë ndryshim...