Shqipëria, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike, investimet ngadalësohen
Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën. Sipas raportit më të fundit ekonomik të Komisionit Europian për vendet kandidate, ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.6% me bazë vjetore, në të njëjtin nivel me mesataren e ponderuar të rajonit, e cila shënoi ritmin më të lartë të rritjes që prej tremujorit të dytë të vitit 2024. Ndërsa shumica e ekonomive të rajonit përshpejtuan rritjen, Shqipëria shënoi një ngadalësim të lehtë, nga 3.7% në tremujorin e parë në 3.6% në të dytin. Veçanërisht i dukshëm ishte ngadalësimi i investimeve, që u rritën me vetëm 1.8%, nga 4% në tremujorin e mëparshëm, në një kohë kur vendet e tjera të rajonit...
Burimi:
syri.net