Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive
Blerja e një banese është shndërruar në një sfidë gjithnjë e më të pamundur për qytetarët dhe familjet shqiptare, pasi çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme shumë herë më të shpejta se të ardhurat, duke shënuar nivele rekord krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Sipas përllogaritjeve të bazuara te metodologjia e Eurostat, raporti midis çmimeve të banesave dhe të ardhurave të disponueshme për frymë në Shqipëri është rritur me 76.3% gjatë periudhës 2015–2025. Nëse dhjetë vjet më parë vlera e një apartamenti i përgjigjej afërsisht të ardhurave të 10 viteve, sot një qytetar duhet të shpenzojë të gjitha të ardhurat e rreth 17.6 viteve për të blerë të njëjtën pronë. Indeksi i çmimeve të banesave nga Banka e Shqipërisë tregon se çmimet janë më...
Burimi:
javanews.al