Shqipëria e dyta në Europë për vështirësitë e jetesës/ Gjysma e shqiptarëve mezi mbyllin muajin
“Duke menduar për të ardhurat totale të familjes suaj, a është familja në gjendje të mbyllë muajin, pra të paguajë shpenzimet e zakonshme të nevojshme?” Kjo është pyetja që Eurostat u bën familjeve në Europë, për të matur se sa mund ta përballojnë jetesën. Për shumë familje shqiptare, mbyllja e muajit mbetet një mision i vështirë. Në Shqipëri, 32.9% deklarojnë se e kanë të vështirë të mbyllin muajin, ndërsa 13.4% e kanë këtë problem në nivelin më të rëndë, duke thënë se e përballojnë jetesën me shumë vështirësi. Të mbledhura bashkë, gati gjysma e popullsisë, konkretisht 46.3%, deklaron se e përballon jetesën me vështirësi ose shumë vështirësi, sipas të dhënave të Eurostat, që Shqipërinë, janë të disponueshme për vitin 2023. Me këtë nivel, Shqipëria renditet...
Burimi:
gijotina.com