Shqipëria dhe Kosova prezantojnë traditën shqiptare në Hagë
Tradita, muzika, shijet dhe mikpritja shqiptare u bënë pjesë e Festivalit të Ambasadave 2026, ku Shqipëria dhe Kosova u prezantuan me një stendë të përbashkët në Hagë. Kultura shqiptare udhëtoi në Hagë përmes muzikës, traditës dhe shijeve, duke sjellë përpara një publiku ndërkombëtar një mozaik të trashëgimisë që bashkon Shqipërinë dhe Kosovën. Në Festivalin e Ambasadave 2026, të zhvilluar në Hagë, dy vendet u përfaqësuan së bashku, duke e kthyer këtë aktivitet në një hapësirë promovimi për kulturën, traditat dhe produktet shqiptare. Stenda shqiptaro-kosovare u shndërrua në një pikë takimi me kulturën shqiptare. Vizitorët patën mundësi të njiheshin me produkte tradicionale, nga ushqimet dhe verërat te çokollatat, glikotë dhe reçelrat, duke zbuluar përmes shijes një pjesë të traditës kulinare. Por përfaqësimi nuk mbeti vetëm te...
Burimi:
kultplus.com