Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për LNG
Zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë konfirmoi për Radio Evropa e Lirë nënshkrimin e memorandumit të mërkurën. Terminali mund të lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësin e propozuar Jon-Adriatik (IAP) dhe korridorin e gazit Fier-Vlorë. Terminali i propozuar do të projektohej për të furnizuar tregjet në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore dhe, sipas Argent LNG-së, mund të mbështesë Ukrainën përmes marrëveshjeve rajonale në tregun e gazit. Kompania nuk dha ndonjë vlerësim për koston, nuk...
Burimi:
kohajone.com