Shqipëria dërgon 17 ushtarakë dhe një helikopter në KFOR, misioni deri në 2029
Forcat e Armatosura të Shqipërisë me personel dhe një helikopter, do marrin pjesë në operacionin ushtarak ndërkombëtar “KFOR”, Kosovë. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe përcakton detajet e angazhimit të Shqipërisë në misionin ndërkombëtar. Sipas vendimit, Shqipëria do të marrë pjesë në KFOR me 17 ushtarakë dhe një helikopter. Personeli dhe helikopteri do të vendosen në kampin “Bondsteel”, në Ferizaj, Kosovë. Misioni i kontingjentit shqiptar do të jetë kryerja e mbështetjes nga ajri për forcat e KFOR-it gjatë detyrave të njohjes së terrenit, zbulimit dhe patrullimit. Helikopteri do të përdoret gjithashtu në raste CASEVAC (evakuim mjekësor), SAR (kërkim-shpëtim), për transportin e personelit VIP dhe trupave, si dhe për mbështetjen e popullsisë në raste emergjencash civile, sipas planeve dhe marrëveshjeve të KFOR-it me Republikën e...
Burimi:
javanews.al