Shqipëri-Itali, bashkëpunim për ruajtjen dhe digjitalizimin e trashëgimisë filmike
Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, së bashku me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vizituan Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ku u njohën me materiale të rralla filmike që dëshmojnë historinë e marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Gjatë vizitës u prezantuan filmime të hershme të italianëve në Shqipëri, shumë prej të cilave janë realizuar nga shqiptarët, si dhe objekte unike e materiale të trashëgimisë filmike të dy vendeve. Gonxhja tha se këto dëshmi përbëjnë një pasuri të rëndësishme të kujtesës historike dhe kulturore të përbashkët, duke dokumentuar aspekte të ndryshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë ndër vite. Në qendër të takimit ishte edhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve për ruajtjen dhe digjitalizimin e materialeve arkivore, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe zhvillimin...
Burimi:
kultplus.com