“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërparlamentare me përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, e fokusuar te “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te momenti që po kalon Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke ironizuar edhe vëmendjen e krijuar së fundmi rreth flamingove, ndërsa tha se shqiptarët kanë kuptuar se vendi mund të zhvillohet edhe më tej. “Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët tuaj.” Rama tha se shqiptarët tashmë e shohin më qartë mundësinë që vendi...
Burimi:
javanews.al