“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Në mungesë të një varri ku familja e mbetur prej tetë anëtarësh do të mund t’ia bënte nderimet, ky park në qytetin veriperëndimor të Kosovës është bërë i vetmi vend ku Flora Rrecaj mund ta ndiejë afërsinë e të atit dhe ta kujtojë atë.Që nga zhdukja e Idriz Rrecajt, para 27 vjetësh, Flora dhe familjarët e tjerë e kërkuan atë nëpër lista të burgjeve në Serbi, dëshmi, informata të pakonfirmuara dhe vende ku herë pas here zbuloheshin mbetje mortore.Tani, përveç bustit në Skenderaj, në jetën e Flora Rrecajt dhe familjes së saj ka hyrë edhe një vend tjetër: komuna veriore e Zubin Potokut, rreth 1 orë larg Skenderajt.Në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë – fshatra të kësaj komune kosovare, të banuar me shumicë serbe...