Shpërthimi te karburanti në Tiranë, shoqërohen 4 persona; mes tyre edhe administratori i biznesit
Katër persona janë shoqëruar në polici pas shpërthimit të fuqishëm të regjistruar mëngjesin e sotëm në një pikë karburanti në zonën e Brrylit, në Tiranë. Në polici janë shoqëruar drejtuesi i automjetit që po furnizohej me gaz në momentin kur ndodhi shpërthimi, menaxheri i pikës së karburantit, administratori, si dhe drejtuesi teknik. Shoqërimi i tyre është bërë në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe përgjegjësitë e mundshme. Nga shpërthimi mbetën të plagosur tre punonjës të karburantit, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të konsiderueshme materiale. Tre punonjësit që mbetën të lënduar janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për ndihmë mjekësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut...
Burimi:
gijotina.com