Shpërthimi te karburanti “AN OIL” la dy të plagosur, Policia: Ndodhi gjatë pastrimit të depozitave të gazit
pamje nga vendngjarja SARANDË-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin e ndodhur mesditën e sotme në pikën e karburantit “AN OIL” në Sarandë, ku si pasojë dy punonjës mbetën të lënduar. Blutë raportojnë se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur gjatë pastrimit të depozitave të gazit. Dy punonjësit e karburantit Fatmir Pema, 40 vjeç dhe Florian Bica 27 vjeç u transportuan menjë herë në spital për ndihmë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar Fatmir Pema, 40 vjeç është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Rasti vjen 20 ditë pas shpërthimit në karburantin “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë mëngjesin e 9 shtatorit, ku tre punonjës mbetën të lënduar. Policia dyshoi se kishte shpërthyer një bombol gazi në momentin që një automjet po...
Burimi:
zeri.ai